Cmimet e references per banesat

ÇMIMET MESATARE REFERUESE PËR METËR KATROR SIPËRFAQE NDËRTIMI PËR VLERËSIMIN E VLERËS SË TAKSUESHME PËR BANESAT
Çmimet mesatare referuese të shitblerjes së:
a) ndërtesave që përdoren për qëllim banimi, sipas qyteteve, për çdo bashki, sipas qarqeve.
a.1) Çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi, sipas qyteteve, për çdo bashki, sipas qarqeve (me përjashtim të Bashkisë Tiranë)

b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativoterritoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt.
c) Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

ÇMIMET MESATARE REFERUESE PËR METËR KATROR SIPËRFAQE NDËRTIMI PËR VLERËSIMIN E VLERËS SË TAKSUESHME PËR NDËRTIME DHE AMBIENTE JO-BANIMI
a) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari ekonomike tregtimi shërbimi është 1.5 (një pikë pesë) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori përfshihen edhe njësitë tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhimi, tregtimi apo shërbimi me pakicë. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë ky koeficient është 2 (dy) herë më i lartë.


b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.


c) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të hapur është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.


ç) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, të tilla si prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme me to është 50 (pesëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.


d) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori, apo veprimtari mbështetëse, si: grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësorë dhe blegtorale, është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor.
Burimi: Fletore Zyrtare Nr.42 datë 28.03.2019

Join The Discussion

Compare listings

Compare
× How can I help you?