Regjistrimi Fillestar i Biznesit Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (Sh.p.k) në Shqipëri – Udhëzues 2025

Përse të zgjedhësh një Sh.p.k në Shqipëri?

Sh.p.k ofron përfitime të shumta për sipërmarrësit dhe investitorët:

  • Përgjegjësi e kufizuar – Pronari nuk rrezikon pasuritë personale për borxhet e kompanisë.
  • Fleksibilitet administrativ – Mund të ketë një ose më shumë themelues.
  • Mundësi për rritje të shpejtë – Sh.p.k është formë e përshtatshme për bizneset që planifikojnë zgjerim.
  • Besueshmëri – Sh.p.k konsiderohet nga bankat dhe investitorët si një strukturë profesionale.

Hapat për regjistrimin fillestar të një Sh.p.k në 2025

Zgjedhja e emrit të kompanisë
Emri duhet të jetë unik dhe të mos përkon me kompani të tjera të regjistruara. Mund të kontrolloni emrat e disponueshëm në Regjistrin e Bizneseve.

Hartimi i Aktit Themelues dhe Statutit
Akti Themelues përcakton pronësinë, kapitalin dhe rregullat e funksionimit të kompanisë. Statuti përmban rregullat e brendshme të menaxhimit.

Vendosja e kapitalit themelor
Kapitali minimal për një Sh.p.k është 100 Lekë.

Kapitali mund të depozitohet në llogari bankare në emër të kompanisë.

Përcaktimi i administratës
Sh.p.k mund të ketë një ose më shumë administratorë. Emrat dhe të dhënat e tyre regjistrohen në dokumentet zyrtare.

Regjistrimi ne QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit)

1- Identifikim ne e-albania si individ
2- Perzgjedhje sherbimit: Regjistrimi fillestar i biznesit (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar)

3- Plotesim i formularit sipas fushave perkatese, kujdes te vecante:
* Adresa e biznesit
* Fusha e veprimtarise

4- Mbasi dergimit te aplikimit dhe gjenerimit te NIPT:

  • deklarim i Administratorit te kompanise

5- Kontrata e qerase-depozitim tek ne llogarine tek Tatimet (Ceshtjet e mia)

6- Hapja e llogarise bankare

7- Fiskalizimi

  • Certifikata e fiskalizimit – 4000 lek/vit
  • Softwer per leshimin e faturave te fiskalizuar

8- Taksa vendore info dhe pagese

9- Vula ne emer te biznesit

10- Aplikimi ne Regjistrin e Pronarit Perfitues:

  • Per te aplikuar eshte I nevojshem “Nenshkrimi Elektronik” ne emer te perfaquesit ligjor
  • Dokumenta: Ekstrakti, Statuti/Akti Themelimit, info per perqindjen e pronesise dhe te dhenat e pronareve perfitues
  • Pjese nga  LIGJ Nr. 112/2020,Neni 3 per Pronarin Perfitues/Perkufizime:

1. “Pronar përfitues”, individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit subjektin dhe/ose individi në emër të të cilit po kryhet një transaksion ose veprimtari dhe përfshin të paktën:

1.1.1. Individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të një përqindje të mjaftueshme të aksioneve ose të drejtave të votimit ose të pjesëmarrjen në kapitalin e atij entiteti, përfshirë përmes mbajtjes së aksioneve, ose përmes kontrollit nëpërmjet mjeteve të tjera, ose përfiton nga transaksionet e kryera nga personi juridik në emër të tij

1.1.2. Themeluesi ose përfaqësuesi ligjor ose individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse.

Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:

a) përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;

b) kontrollon në çdolloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.

1.2. Në rastin e një trusti ose marrëveshjeve të tjera ligjore:

1.2.1 Krijuesi i trust-it, kujdestari/i mirëbesuari, mbrojtësi, nëse ka, dhe përfituesit ose kur personat që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose entiteti ende nuk janë përcaktuar, klasa e personave për interesin kryesor të të cilëve marrëveshja ligjore ose entiteti është krijuar ose operon; çdo individ tjetër që ushtron kontrollin e fundit mbi trustin me anë të pronësisë direkte ose indirekte ose me mjete të tjera.”

2. “Pronësi direkte” është pronësia e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

3. “Pronësi indirekte” është pronësia e mbajtur ose kontroll i ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë, të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues

Compare listings

Compare
× How can I help you?