Duke qene se ndryshimet fiskale jane vemendje e rendesishme e bizneseve dhe operatoreve ne treg, duke qene edhe te vazhdueshme duhet treguar nje kujdes akoma me i madh.
Kemi sjelle ne vemendjen tuaj shume shkurt pikat kryesore te cilat hyjne ne fuqi nga 01.01.2021:
Ndryshimi I pragut te regjistrimit per TVSH:
Regjistrimi per TVSH aktualisht eshte 2 milion leke, behet 10 milion nga 1 Janar 2021
Qarkullimi vjetor nga 5-10 milion mund te zgjedh te aplikoj regjimin normal per TVSH
Profesionist I lire aktualisht I regjistruar me TVSH pavarsisht nga qarkullimi, kufiri per TVSH do te jete 10 milion duke filluar nga 1 Janar 2021
Tatimi mbi fitimin:
Te ardhura deri ne 14 milion leke, tatimi: 0% duke filluar nga 1 Janar 2021
Te ardhura mbi 14 milion leke, tatimi: 15 % duke filluar nga 1 Janar 2021
Fiskalizimi ( Fatura elektronike) zbatimi:
Ligji Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” përcakton parimet, rregullat, kriteret, detyrimet, afatet dhe procedurat që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit lidhur me lëshimin e faturës, faturës shoqëruese dhe faturës elektronike.
- Faza 1-Transaksion pa para ne dore: biznes-Shtet, duke filluar nga 1 Janar 2021
- Faza 2-Transaksion pa para ne dore: biznes-biznes,duke filluar nga 1 Korrik 2021
- Faza 3-Transaksion me para ne dore: biznes-biznes, duke filluar nga 1 Shtator 2021