1- Identifikim ne e-albania si individ
2- Perzgjedhje sherbimit: Regjistrimi fillestar i biznesit (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar)
3- Plotesim i formularit sipas fushave perkatese, kujdes te vecante:
* Adresa e biznesit
* Fusha e veprimtarise
4- Mbasi dergimit te aplikimit dhe gjenerimit te NIPT:
- regjistrim biznesi ne e-Albania
- regjistrim ne Tatime: https://efiling.tatime.gov.al/cats_public/Account/LogOn
si fillim me user: NIPT dhe pass: Tatimetemia12
- deklarim i Administratorit te kompanise
5- Kontrata e qerase-depozitim tek ne llogarine tek Tatimet (Ceshtjet e mia)
6- Hapja e llogarise bankare
7- Fiskalizimi
- Certifikata e fiskalizimit – 4000 lek/vit
- Softwer per leshimin e faturave te fiskalizuar
8- Taksa vendore info dhe pagese
9- Vula ne emer te biznesit
10- Aplikimi ne Regjistrin e Pronarit Perfitues:
- Per te aplikuar eshte I nevojshem “Nenshkrimi Elektronik” ne emer te perfaquesit ligjor
- Dokumenta: Ekstrakti, Statuti/Akti Themelimit, info per perqindjen e pronesise dhe te dhenat e pronareve perfitues
- Pjese nga LIGJ Nr. 112/2020,Neni 3 per Pronarin Perfitues/Perkufizime:
1. “Pronar përfitues”, individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit subjektin dhe/ose individi në emër të të cilit po kryhet një transaksion ose veprimtari dhe përfshin të paktën:
1.1.1. Individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të një përqindje të mjaftueshme të aksioneve ose të drejtave të votimit ose të pjesëmarrjen në kapitalin e atij entiteti, përfshirë përmes mbajtjes së aksioneve, ose përmes kontrollit nëpërmjet mjeteve të tjera, ose përfiton nga transaksionet e kryera nga personi juridik në emër të tij
1.1.2. Themeluesi ose përfaqësuesi ligjor ose individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse.
Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:
a) përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
b) kontrollon në çdolloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.
1.2. Në rastin e një trusti ose marrëveshjeve të tjera ligjore:
1.2.1 Krijuesi i trust-it, kujdestari/i mirëbesuari, mbrojtësi, nëse ka, dhe përfituesit ose kur personat që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose entiteti ende nuk janë përcaktuar, klasa e personave për interesin kryesor të të cilëve marrëveshja ligjore ose entiteti është krijuar ose operon; çdo individ tjetër që ushtron kontrollin e fundit mbi trustin me anë të pronësisë direkte ose indirekte ose me mjete të tjera.”
2. “Pronësi direkte” është pronësia e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.
3. “Pronësi indirekte” është pronësia e mbajtur ose kontroll i ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë, të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues