Nga 1 janari 2024, tatim progresiv 15 deri 23% për të vetëpunësuarit te profesionet e lira

Nga 1 janari 2024 hyn në fuqi udhëzimi për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”

Përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zbritshme sipas nenit 22 të ligjit, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.

“Për të ardhurat vjetore nga biznesi, për të cilat baza e tatimit është e ardhura neto e tatueshme, pra diferenca e të ardhurave minus shpenzimet e zbritshme, zbatohen normat progresive, si më poshtë:

a) 15% për të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) deri në 14.000.000 lekë në një vit tatimor;

b) 23% për çdo lekë shtesë të të ardhurave neto të tatueshme (fitimit të tatueshëm) mbi 14.000.000 lekë në vit”, thuhet në Udhëzimin e përgjithshëm “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Udhëzimi gjithashtu përcakton se nëse një i vetëpunësuar, 80 % të të ardhurave bruto (të ardhurat e arkëtuara) i siguron nga 1 klient i vetëm, apo 90 % të të ardhurave bruto (të ardhurat e arkëtuara) nga më pak se 3 klientë, për qëllime të llogaritjes së detyrimit tatimor mbi të ardhurat neto (të ardhura të arkëtuara minus shpenzimet e zbritshme të biznesit) vjetore/mujore të tij, do të aplikohen normat e tatimit mbi pagën.

Nëse kontratat ndërmjet të vetëpunësuarit dhe të porositësit të shërbimit janë vjetore, por pagesa bëhet me këste, p.sh. dy apo tri herë në vit, e ardhura e përfituar shtrihet për të gjitha periudhat tatimore të cilave u takon (muajt) dhe tatimi llogaritet sipas shumës së të ardhurës së çdo muaji. Ndërkohë për efekt të deklarimit të të ardhurave nga biznesi, kjo e ardhur do të deklarohet zero në deklaratën e të ardhurave personale nga biznesi, duke qenë se kjo e ardhur konsiderohet e ardhur nga punësimi. Rregulla sipas këtij paragrafi zbatohet dhe nëse i vetëpunësuari ka marrë ndonjë pagesë edhe nga ndonjë klient jorezident tatimor shqiptar. Ky paragraf zbatohet pavarësisht nëse i vetëpunësuari ofron shërbime i vetëm, apo ka edhe punonjës të papaguar të familjes, apo ka edhe të punësuar”, thuhet në udhëzim.

Ligji përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira tatimi progresiv nga 15% deri në 23% do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029.

Për efekt të përcaktimit të bazës tatimore vjetore të të ardhurave të individit, merren në konsideratë të tria kategoritë e të ardhurave: të ardhurat vjetore të tatueshme të punësimit, të ardhurat vjetore të tatueshme të biznesit dhe të ardhurat vjetore të tatueshme të investimeve. Kjo bazë tatimore vjetore zvogëlohet me kompensimet dhe zbritjet e përcaktuara sipas ligjit.

21.2 Për tri kategoritë e të ardhurave personale, të cilat përbëjnë bazën e tatueshme, normat tatimore aplikohen veçmas për çdo kategori, sipas përcakti meve në ligj:

a) të ardhurat nga punësimi tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%;

b) të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%;

c) të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendëd dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi

Burimi: https://www.monitor.al/zbardhet-udhezimi-dhe-shembujt-per-tatimin-mbi-te-ardhurat-nga-1-janari-2024-tatim-progresiv-15-deri-23-per-te-vetepunesuarit-te-profesionet-e-lira/

Join The Discussion

Compare listings

Compare
× How can I help you?